“10 miliardë vjedhje”, Berisha akuza qeverisë: Keni humbur legjitimitetin, me paketën fiskale do t’i përzini prapë shqiptarët

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 10:45 | Politikë

Mazhoranca ka humbur legjitimitetin për të diskutuar për buxhetin. Kështu deklaroi nga foltorja e Kuvendit kreu demokrat Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë se ka mbrojtur korrupsionin. Sipas tij paketa fiskale do të rrisë taksat e çmimet dhe do të nxisë largimin e shqiptarëve.

“Çdo gjë mund të dukeni por zyrtarë nuk jeni më. A e kuptoni që padrino gjithë fjalën e kishte kundër jush, se po i vjen fundi. A e kuptoni ju që s’keni asnjë të drejtë morale e ligjore të merreni me buxhetin? Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me çështje buxheti. Ju keni humbur çdo lloj legjitimiteti. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin. Çfarë buxheti do të miratoni ju? 10 miliardë vjedhje, me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. A jetoni në Shqipëri? Eurostat deklaroi dje se për shqiptarët të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar. Shqiptarët janë më të varfërit në Europë. Padrino, me kartelet e drogës, ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro. Tani do t’u rrisni edhe taksat, çmimet. Me këtë paketë do t’i përzini prapë. Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, por s’do t’ju përzëmë. Do të shkoni atje ku e keni vendin”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos