Ndikimi i krizës, BB: Pagat e 142 mijë punonjësve në rrezik

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 15:53 | Ekonomi
Ndikimi i krizës, BB: Pagat e 142 mijë punonjësve në rrezik

Jo vetëm papunësi dhe varfëri, por edhe dëme afatgjata tek bizneset dhe thellim i borxhit publik. Banka Botërore ka publikuar raporte të reja që plotësojnë kuadrin e ndikimit që kriza e Covid-19 do të ketë në ekonominë shqiptare.

Me sektorin e shërbimeve, turizmin dhe prodhuesit e tekstileve, si ndër më të prekurit nga izolimi dhe rënia e kërkesës, pritet që  pagat e mbi 142 mijë punonjësve të vihen në rrezik. Kjo për një total prej 459 milionë eurosh nga 1.2 miliardë që zë fondi i pagave.

Kompanitë shqiptare kanë pasur një reagim të ngadaltë për t’u përshtatur me kushtet e krizës dhe shohin kryesisht shkurtimet e punonjësve dhe ngrënien e fitimeve nga vitet e kaluara mundësi për të siguruar mbijetesën.

https://a2news.com/2020/06/02/raporti-i-bb-per-varferine-ekspertet-kembane-alarmi-nevojiten-masa-urgjente/

Ndërkohë, Banka Botërore gjen se rritja e shpenzimeve nga arka e shtetit për programet e mbështetjes së qytetarëve dhe bizneseve, pritet ta rrisin deficitin buxhetor në 7% të GDP-së, ndjeshëm mbi mesataren 5.9% të rajonit. Nevoja për borxh të ri do të rrisë gjithashtu interesat që vendi duhet të paguajë, duke shtuar presionin mbi buxhetet e viteve të ardhshme.

BB vendos si rrezikun më të madh të ekonomive të rajonit, zgjatjen e pandemisë, teksa parashikon një rënie ekonomike prej 5% për Shqipërinë në skenarin bazë dhe -7% në skenarin më pesimist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos