
Bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Është ky plani afatgjatë i qeverisë për lehtësimin e bizneseve të dëmtuara rëndë nga pandemia.
Arben Ahmetaj, koordinator për Planin Kombëtar Shqipëria 2030, deklaroi se pjesë e strategjisë pritet të jetë edhe zerimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për këto biznese.
“0 tatim-fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Kjo është një mundësi shumë e madhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit që kërkon të hapë biznes. Do të jetë i çliruar nga tatim-fitimi dhe nga kontrolli i tatimorëve. Zerimi i tatim-fitimit mund të shoqërohet me heqjen e TVSH-së”, tha Ahmetaj. (A2 Televizion)