Paketa e rimëkëmbjes, ekspertët: Ndihmë direkte për bizneset dhe qytetarët

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 17:10 | Ekonomi
Paketa e rimëkëmbjes, ekspertët: Ndihmë direkte për

Ndihma direkte për bizneset dhe familjet e prekura më rëndë nga kriza e koronavirusit është instrumenti i vetëm që mund të ringrejë sa më parë ekonominë.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se paketa e tretë financiare duhet të fokusohet veçanërisht në sektorin e turizmit, që ka pësuar goditjen më të madhe gjatë kësaj periudhe. Për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve, ata propozojnë edhe lehtësi të mëtejshme fiskale. 

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se prioritet duhet t’i jepet edhe investimeve publike në vend si dhe ruajtjes së vendeve të punës, për të shmangur një krizë të thellë të paralajmëruar nga institucionet financiare ndërkombëtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos