Ndryshimet në kabinet, Basha: Fasada në shërbim të Edi Ramës

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2018, 13:13 | Politikë
Ndryshimet në kabinet, Basha: Fasada në shërbim të Edi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbi ndryshimet e thella brenda kabinetit qeveritar. Sipas Bashës, “ndryshimet tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste, e kthyer në një plaçkë private të Edi Ramës”.

https://a2news.com/2018/12/28/termet-ne-qeveri-ikin-tete-pjesetare-te-kabinetit-erjon-brace-zv-kryeminister/

Basha i cilëson emrat e rinj që hyjnë në ekzekutivin shqiptar si “anonimë, dhe në shumë raste thellësisht të korruptuar”, dhe arsyeja e emërimit të tyre është thjesht “vulosja e vendimeve të Ramës”.

Ndryshimet sipas kreut të PD-së “tregojnë gradën e rënduar psikike të Ramës, i mbushur me urrejtje për njerëzit, Janë aktet e një të marri”.

Sot Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar pjesën më të mirë të kabinetit qeveritar, me tetë ndryshime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos