Në takimin me demokratët në Kamëz, kreu demokrat Berisha veçoi një moment që, sipas tij, është shumë i rëndësishëm për situatën në të cilën po kalon vendi.
Frontit opozitar, tha Berisha, i është shtuar një opozitë e re dhe mazhoranca po kalon në minorancë, shkruan A2.
"Opozita është shtuar me një opozitë të re, e cila ka bërë që në Shqipëri ajo që quhet mazhorancë të jetë një minorancë çdo ditë e më e madhe. Lëvizja e quajtur e flamingove, që bashkoi në shesh si kurrë ndonjëherë demokratë, socialistë, të paparti në dhjetra mijëra, qindra mijëra qytetarë. Ishte një goditje shumë e rëndë për regjimin, një damkosje ndërkombëtare e jashtëzakonshme. Revolta studentore ishte shpërthim i një guximi të paparë. Shpërthim të atillë guximi, rrugët e Tiranës, guximtarë si studentët nuk kishin parë ndonjëherë. Dhe ja pra ku jemi në një situatë krejt tjetër. Jemi një situatë në të cilën ka një kushtrim, ka një apel që kjo kjo opozitë më e madhe se kurrë kjo opozitë në luftarake se kurrë kjo opozitë më e fuqishme se kurrë duhet të bashkohet", tha Berisha.
(A2 Televizion)