Ndryshon ligji, ylli i Tottenham dhe mbrojtësi i Napolit zyrtarisht rinohen me 2 vite

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 17:04 | Futboll
Ndryshon ligji, ylli i Tottenham dhe mbrojtësi i Napolit zyrtarisht rinohen

Koreja e Jugut është bërë zyrtarisht më e re. Ashtu siç ishte njoftuar, me ndryshimin e sistemit për llogaritjen e moshës së popullsisë nga mesnata e djeshme, të gjithë qytetarët do të jenë një apo dy vjet më të rinj.

Me ligjin e vjetër çdo fëmijë konsiderohej njëvjeçar duke marrë të mirëqenë edhe kohën e kaluar në barkun e nënës. Dhe, më pas në çdo fillim viti të ri, fëmijëve të sapo lindur iu shtohej edhe një tjetër vit në certifikatë.

Nga ndryshimi i këtij ligji preken edhe dy koreano-jugorët më të njohur në Europë, yjet e Tottenham dhe Napolit, Son Heung-min e Kim Min-jae.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Son, i cili ka lindur më 8 korrik 1992 është klasifikuar gjithmonë me metodën ndërkombëtare dhe do të mbetet 30 vjeç, por në vendlindje sulmuesi i Spurs do të jetë 28.

Sakaq, Kim Min-Jae që mbetet në radarët e Bayern Munich pas sezonit të shkëlqyer me Nanpolin, nga 26-vjeç do të konsiderohet 24.

Ligji u miratua fillimisht në dhjetor, pas një fushate të fortë nga presidenti i sapozgjedhur korean, Yoon Suk Yeol, por hyri fuqi këtë të mërkurë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/27/pse-koreja-e-jugut-do-te-rinohet-duke-nisur-nga-e-merkura/

A2 CNN Livestream

Latest Videos