Në “Juventus Stadium” ndodh gjithçka, por VAR i “fshin” fitoren bardhezinjve

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 22:59 | Futboll
Në “Juventus Stadium” ndodh gjithçka, por VAR i

Juventusi ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Salernitanës në Serie A, e cila u mbyll 2-2 mes kartonëve të kuq e një goli të anuluar për skuadrën e Allegrit.

Miqtë zhvilluan një pjesë të parë fantastike, duke e mbyllur në avantazhin e dy golave. Por me të nisur pjesa e dytë, Juventusi shkurton diferencën me një gol të realizuar nga Bremer me kokë. Bardhezinjtë shtuan sulmet, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e tretë të shtesës, kur Bonucci gaboi nga pika e penalltisë, por topi iu rikthye sërish dhe e dërgoi në rrjetë.  

Në minutën e pestë të shtesës, Milik shënon edhe golin e tretë, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje të Bunuccit.

Lojtarët dhe stafet e dy ekipeve përfshihen në një sherr masiv, i cili mbyllet me 3 kartonë të kuq, dy për Juventusin, Cuadrado e trajneri Allegri dhe mbrojtësi i Salernitanës, Fazio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos