Në kërkim për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në Librazhd, arrestohet Albi Biçaku, i gjejnë edhe tritol gati për të shpërthyer

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 13:43 | Kronikë
Në kërkim për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili i shpallur 2 herë në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”. Në pranga ka rënë Albi Biçaku, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në Librazhd, ndërsa iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme tritoli. Albi Biçaku sihte shpallur në kërkim edhe tentativë vrasjeje, ngjarje e ndodhur me datë 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd, ku tentoi të vrasë me armë zjarri 35-vjeçarin.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti” Albi Biçaku rezulton të jetë njëri prej 7 personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni që nuk u arrestuan më 29 qershor.

"27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, për të cilin Policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme".

Policia e Elbasanit

Gjithashtu Biçaku akuzohet se është autori i tentativës së vrasjes së shtetasit R.H por gabimisht ka mbetur i plagosur Shpëtim Skura. Ngjarja u shënua më 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd.

"Albi Biçaku  ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve".

Policia e Elbasanit

Gjithashtu gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallëp lënde plasëse të programuar për shpërthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos