Publiku po ndiqte momentet finale të një koncerti që celebronte 70 vjetorin e Republikës Popullore Kineze në Milano, por nuk mendonin se do të ishin dëshmitar të një eventi vërtetë komik po aq sa të sikletshëm.
Drejtori i orkestrës, kinezi Muhai Tang, ishte në kulmin e vrullit artistik teksa po drejtonte Filarmonikën e Scalës, një nga më prestigjiozet në Europë, kur pantallonat e tij filluan të bien, duke detyruar 70 vjeçarin nxënës të “mitit” Von Karajan të ndalet për disa sekonda, për të...shtrënguar rripin.
Aksidenti i vogël nuk pengoi përfundimin e koncertit “China Nights”, madje shtoi disa doza humori, edhe tek vetë instrumentistët.
Tang është një emër i njohur në muzikën klasike, dhe ka fituar edhe një Grammy Award për kompozimin klasik më të mirë në vitin 2002. (A2 Televizion)