Shembet hoteli “Hard Rock”, raportohen viktima

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 11:06 | Kapur në kamera
Shembet hoteli “Hard Rock”, raportohen viktima

Shembja e hotelit legjendar “Hard Rock”, iu mori jetën 2 personave dhe plagosi 20 të tjerë në qytetin e New Orleans. Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa disa vinça të mëdhenj po punonin për restaurimin e hotelit për të cilin kishte nisur një punë kolosale.

https://www.youtube.com/watch?v=C5_UtZWK1aw

Pjesë të mëdha nga hoteli u shkëputën duke shembur plotësisht disa kate të ndërtesës 18-katëshe. Deri tani nga autoritetet konfirmohen 2 viktima, 20 të plagosur dhe 1 person është shpallur i humbur.

Sipas raportimeve, në momentin e ngjarjes në hotel kanë qenë duke punuar 45 persona. Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e personit të shpallur të humbur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos