
Pamje shokuese vijnë nga një dasmë në Wolverhampton ku të ftuarit u përfshinë në një sherr masiv me njëri-tjetrin.
Ajo që duhet të ishte një ceremoni luksoze dasme u kthye në një tmerr për të pranishmit dhe çiftin në veçanti kur disa prej të ftuarve filluan të qëllonin njëri-tjetrin me gota, shishe, karrige dhe sende të tjera të forta në hollin e hotelit Ramada Park.
U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej, megjithatë 3 nga personat e përfshirë në sherri u dërguan të gjakosur në spital për të marrë ndihmën e parë. (A2 Televizion)