Në Mitrovicën e Veriut, aty ku flitet shqip, shkruhet serbisht dhe votohet për Kosovën

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 16:48 | Aktualitet

Në Mitrovicë, duket se shkëmbimi i territoreve është realitet prej gati 20 vitesh. Edhe pse qyteti është pjesë e Republikës së Kosovës, ura e Ibrit është vija “e përkryer” ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve. Edhe në ditën e zgjedhjeve, gjendja është e njëjtë. Nga një anë flamujt e simbolet e Serbisë, në anën tjetër ato të Kosovës e Shqipërisë. Edhe pse të dy “palët” pranojnë se situata është më e qetë dhe nuk ka përplasje mes tyre, kontaktet janë tepër të rralla. Votimet në qytetin e ndarë i ndoqi gazetarja e A2, Alba Alishani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos