Zelensky i drejtohet FMN-së: Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 21:48 | Bota
Zelensky i drejtohet FMN-së: Ukrainës i duhen 7 miliardë

Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për t'u përballur me humbjet shkatërruese ekonomike të shkaktuara nga Rusia. Kështu ka thënë Volodymyr Zelensky, duke folur në lidhje me video me drejtuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore.

"Ushtria ruse synon të shkatërrojë gjithçka që mund të shërbejë si bazë ekonomike për jetën e ukrainasve. Këtu përfshihen stacionet hekurudhore, supermarketet, nafta, rafineritë", shtoi presidenti ukrainas.

Ai tha se çdo vend duhet të jetë i përgatitur të prishë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë dhe se Moska duhet "menjëherë" të përjashtohet nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN-në dhe Bankën Botërore.

Zelensky shtoi se Rusia po përdorte metoda agresive në tregjet botërore ndërsa luftonte dhe këto institucione nuk ishin vend për ta.

Ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se shpresonte se takimi i radhës do të zhvillohej në një nga qytetet në Ukrainë që ishte rindërtuar me mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos