“Në pension” pa arritur moshën. Është kjo “drama” me të cilën përballen shumë shqiptarë, që për shkak të papunësisë, jetesa iu është kthyer si të ishin duke pleqëruar.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, papunësia në grupmoshën nga 30 deri në 64 vjeç në tremujorin e dytë arriti në 9,4 për qind, duke u rritur me 0,4 për qind krahasuar me periudhën paraardhëse.
Ndonjëherë, shkak i papunësisë bëhet edhe mentaliteti patriarkal në familje. Për shumëkënd, papunësia do të thotë varfëri.
Sipas INSTAT, nga totali i popullsisë ekonomikisht joaktive, 18,1 % bën detyra shtëpiake, 11,5 % në pension ose pension të parakohshëm, 10,7 % në paaftësi të përhershme ndërsa 11,6 % nuk kanë besim se do gjejnë punë. (A2 Televizion)
