Mediat irakiane raportojnë se një bazë ushtarake amerikane e vendosur shumë pranë aeroportit të Erbilit në Irak u sulmua nga një dron ditën e shtunë.
Sulmi ndaj amerikanëve në rajonin kurd përkoi me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve, ky është sulmi i dytë ndaj kësaj baze brenda një muaji.
Shërbimi i brendshëm i sigurisë në rajonin autonom më herë raportoi se 3 raketa ranë shumë pranë aeroportit.
Nuk raportohen të lënduar nga ky sulm, ndërkohë që dëshmitarët bëjnë me dije se shpërthimet gjatë së shtunës ishin shumë të fuqishme. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )