Në prag të bisedimeve në Gjenevë, Rusia dhe SHBA përplasen për Ukrainën dhe Kazakistanin

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 10:23 | Bota
Në prag të bisedimeve në Gjenevë, Rusia dhe SHBA

Përplasje në distancë mes SHBA-së dhe Rusisë në prag të bisedimeve në Gjenevë për sigurinë dhe kontrollin e armëve, të nxitura nga konflikti në Ukrainë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, foli me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës.

Ai ripërsëriti kërcënimin për një reagim të ashpër kundër Moskës në rastin e një agresioni ndaj Kievit. Nuk vonon përgjigjja e Rusisë, e cila përjashtoi çdo mundësi për lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara në bisedimet që zhvillohen sot në Zvicër.

Zëvendësministri i Jashtëm shprehu zhgënjimin e Moskës për sinjalet e mbërritura këto ditë nga Uashingtoni, por edhe Brukseli. Rusia reagoi edhe ndaj deklaratës së Blinken se Kazakistani mund ta ketë të vështirë të largojë trupat ruse.

Ministria e Jashtme tha se në vend të që bëjë deklarata të tilla, Blinken duhet të reflektojë për ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos