
Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e Champions League mes PSG dhe Bayern Munchen dhe “ngacmimet” apo provokimet vijojnë të lëshohen nga të dyja kampet.
Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel i dhuroi klubit francez finalen e parë të Champions League në historinë e tij dhe tashmë përballë Bayern Munchen e di që duhet të luajë gjithçka.
“Jemi këtu për ta luajtur këtë finale dhe fituar. Me thënë të drejtën është sfida më e madhe e karrierës sime. Është e vështirë që të përshkruaj emocionet e mia. Jam shumë i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale në këtë takim sepse vetë kjo ndeshje dhe ajo që përfaqëson është tashmë speciale”, u shpreh trajneri i PSG. (A2 Televizion)