Gjilani triumfon në Europa League, mposht 3-1 skuadrën nga San Marino

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 22:04 | Futboll
Gjilani triumfon në Europa League, mposht 3-1 skuadrën nga San Marino

Skuadra e Gjilanit ka arritur të triumfojë 3-1 në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj skuadrës Tre Penne, nga San Marino, e vlefshme për Europa League.

Skuadra nga Kosova arriti të dominojë totalisht kundërshtarin, I cili mbeti me një lojtar më pak që në pjesën e parë, e cila u mbyll 1-1.

Ndërkohë, në pjesën e dytë skuadara e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani realizoi edhe dy gola të tjerë.

Kjo ishte fitorja e parë në Europë për skuadrën e Gjilanit, e cila tashmë do të ndeshet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë përballë Apoel të Qipros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos