Në pranga 34-vjeçarja, transportonte emigrantë të paligjshëm, edhe pa patentë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 09:40 | Kronikë
Në pranga 34-vjeçarja, transportonte emigrantë të

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, ndërsa nuk kishte as leje drejtimi.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. L., 34 vjeç, banues në Mallakastër.

“Në vendin e quajtur "Shkalla e zezë", Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. L., i cili po transportonte me automjetin tip "Ford", që e drejtonte pa leje drejtimi, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos