Në shënjestër autobusi ushtarak, 13 viktima në Damask

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 11:47 | Bota

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut i mori jetën të paktën 13 personave.

Sipas mediave shtetërore, dy pajisje shpërthyese ishin hedhur në erë, ndërsa autobusi kalonte nën urën Jisr al-Rais pak pas agimit.

Edhe pse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile prej një dekade, sulme të tilla në kryeqytet janë të rralla. Menjëherë më pas, të paktën 8 persona u vranë nga ushtria në zonën veriperëndimore të kontrolluar nga forcat opozitare.

Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, nxënës shkolle ishin mes viktimave të sulmit në qytetin e Ariha, në rajonin e Idlib. Ky i fundit është bastion i fundit i rebelëve dhe grupeve xhihadiste që po përpiqen të rrëzojnë nga pushtetit presidentin Bashar al-Assad që prej 2011. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos