FBI, në shtëpinë e oligarkut rus në Uashington

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 19:26 | Bota
FBI, në shtëpinë e oligarkut rus në Uashington

FBI ka ndërmarrë një operacion në shtëpinë e një oligarku rus në Uashington DC. Një hetim federal ka bërë që federalët të kontrollojnë banesën e Oleg Deripaska, aleat i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i FBI-së nuk dha detaje të tjera për këtë operacion, por një burim i CNN theksoi se hetimi ndaj oligarkut ka disa kohë që ka nisur.

Deripaska është dënuar në vitin 2018 nga autoritetet amerikane për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Gjithashtu është hetuar edhe për pastrim parash dhe është akuzuar për kërcënim të biznesmenëve të tjerë dhe pjesëmarrje në shantazh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos