Në Spanjë do ndalohet duhani edhe në ambientet e jashtme, përhap koronavirusin

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 22:50 | Bota
Në Spanjë do ndalohet duhani edhe në ambientet e jashtme,

Spanja do të ndalojë pirjen e duhanit në ambientet  e jashtme të përbashkëta, si masë për të kufizuar përhapjen e pandemisë, që në Spanjë po njeh zyrtarisht një valë të dytë.

Vendimi është marrë nga autoritetet spanjolle sepse disa studime kanë treguar se gjatë pirjes së cigareve, mundësia e përhapjes së spërklave zmadhohet në mënyrë të dukshme.

Po ashtu, klubet e natës dhe kafenetë “movidës” spanjolle do të mbyllen, dhe restorantet duhet të mbyllen brenda orës 1 të natës, kur zakonisht në atë orë sipas traditës spanjolle duhet të ishin në pikun e frekuentimit.  

Ndërkohë, në Spanjë përdorimi i maskës është i detyrueshëm, në çdo ambient publik, të brendshëm dhe të jashtëm. Vendi po përjeton serish nivelin e infektimit më të lart në Europë, ku edhe sot u regjistruan 2935 raste të reja, dhe 376864 në total.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos