“Nëse firmos, duhet ta zbatosh”, ministri suedez kërkon formimin e asociacionit në Kosovë

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 19:28 | Kosova
“Nëse firmos, duhet ta zbatosh”, ministri suedez kërkon

Ministri i jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryediplomati i shtetit që udhëheq presidencën e Bashkimit Europian, zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me një fokus të veçantë tek integrimet europiane dhe normalizimIn e marrëdhënieve me Serbinë.

Udhëheqësit e Kosovës denoncuan sjelljen e Beogradit në shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Ministri i jashtëm suedez pati dhe një takim me homologen Donika Gërvalla, ku kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe formimin e asociacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos