
Manuel Neuer nuk do të luajë më dot për Bayern deri ën fund të sezonit, duke i hapur kështu telashe të mëdha kampionëve të Gjermanisë, që kërkojnë të fitojnë titullin e 11-të radhazi si dhe të triumfojnë në Champions League.
Ishte vetë portieri gjerman që njoftoi përmes rrjeteve sociale se sezoni i tij kishte përfunduar pas një dëmtimi në dorë gjatë një aksidenti në ski.
“”Është fundi i një viti që mund të kishte shkuar me siguri më mirë... Teksa po përpiqesha të qetësohesha duke bërë ski, pësova një frakturë në këmbë. Operacioni i të premtes shkoi mirë. Faleminderit doktorëve. Por më dhemb shumë që mora vesh se sezoni ka përfunduar për mua”, tha Neuer.
Portieri i dytë i Bayern këtë sezon ka qenë Sven Ulreich, i cili ka zëvendësuar denjësisht Neuer sa herë që ka luajtur.
“Lajmi për dëmtimin e Neuer na tronditi të gjithëve. Do t’i qëndrojmë në krah dhe do ta shoqërojmë deri në rikthim. Do ta kalojë këtë dëmtim dhe do të kthehet në fushë më i fortë se kurrë”, tha CEO i Bayern, Oliver Khan.
Ndërsa trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, tha: “Është një lajm i hidhur në fund të vitit. Jemi të lumtur që operacioni shkoi mirë dhe i uroj Manuelit shërim të shpejtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin”. (A2 Televizion)