Tifozët i “rrëmbejnë” trofeun e Superkupës Tiranës

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 23:52 | Futboll
Tifozët i “rrëmbejnë” trofeun e Superkupës

Tirana fitoi Superkupën e Shqipërisë, teksa mposhti me rezultatin 3-2 shkodranët e Vllaznisë, ditën e mërkurë. Festa e lojtarëve ishte e madhe pas atij goli të tretë të realizuar nga Xhixha në minutat e shtesës.

Lojtarët festuan gjatë në fushën e lojës, por edhe pas saj me kupën e radhës të fituar pas titullit kampion të edicionit të shkuar.

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, i cili komenton në A2 CNN ndeshjet e Botërorit të Katarit, zbuloi se aktualisht trofeu i Superkupës është në duart e tifozëve të zjarrtë bardheblu.

“Doja ta sillja, por e kanë tifozët. Festojnë tifozët. Premtoj se do ta sjell në finalen e Botërorit”, u shpreh Tefik Osmani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/07/tirana-fituesja-e-superkupes-se-shqiperise-mposht-vllaznine-ne-air-albania/

A2 CNN Livestream

Latest Videos