Nga antibiotikët te vitaminat, kostot e kurimit të koronavirusit në kushte shtëpie

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 19:13 | Aktualitet
Nga antibiotikët te vitaminat, kostot e kurimit të koronavirusit

Ilaçet që trajtojnë koronavirusin kanë kosto të larta dhe çdokush që paraqitet në farmaci me një recetë nga mjeku, duhet të jetë i gatshëm për të përballuar një çmim jo të vogël.

Në farmacitë e Tiranës medikamentet që po qarkullojnë më tepër janë ato kundër Covid-19. Por sa kushtojnë ato?

Kostot e këtyre barnave variojnë nga shkalla e sëmundjes dhe rekomandimi i mjekut, por gjithsesi çdo pacient që kurohet në kushte shtëpie duhet t’i blejë ato.

Në kohën kur numrat e të infektuarve vijojnë të jenë të larta edhe çmimi i luftës ndaj koronavirusit është po ashtu i lartë dhe fjala e specialistëve në këto raste ka më tepër peshë se kurrë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos