Nga heqja e dënimit të përjetshëm te çmimi i kafes, kërkesat e të burgosurve të Peqinit

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 13:21 | Aktualitet

Të burgosurit e Peqinit, i kanë drejtuar një listë me kërkesa, drejtorit të burgut, Kamber Hoxha, pas grevës së urisë, të zhvilluar disa ditë më parë. Ajo që bie në sy në kërkesat e tyre është e heqja e dënimit të përjetshëm dhe ndryshimi i tij në 20 vite burg, ndërkohë që një tjetër kërkesë me karakter ekonomik është shqyrtimi i çmimit të kafes.

Në kërkesat e tyre, të karakterit legjislativ, përfshihet edhe njohja e vuajtjes së dënimit për liri me kusht nga tre të katërtat, në tre të pestat e dënimit të vuajtur, si dhe  ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguria e lartë në të zakonshme për ata që kanë plotësuar dy të tretat e dënimit dhe amnistia e përgjithshme.

Sa u takon kërkesave të karakterit ekonomik të burgosurit kërkojnë cilësi dhe sasi të ushqimit dhe shtime të numrave për të bërë më shumë telefonata, përveç çmimit të kafes.

Te kërkesat administrative bie në sy heqja e regjimit të mbikëqyrjes së veçantë për ata që kapen me celular, në lidhje me propozimin në gjykatë për ulje dënimi, të mos shkohet me rrëzim për pjesën e pranimit ose jo të veprës penale, ndërsa kërkojnë që të punësohen në kuzhinë, myslimanë dhe të krishterë, hapjen e klasave me karakter eduaktiv, kalçeto dhe ambient për tharjen e rrobave.

https://a2news.com/2020/10/10/greva-ne-burgje-ministria-e-drejtesise-e-nisen-te-denuarit-e-regjimit-41bis/

(A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/07/proteste-jashte-burgut-te-peqinit-familjaret-kerkojne-te-flasin-ne-telefon-me-te-denuarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos