
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Korçë, Etleva Temo. Sipas KPK-së, ajo nuk kishte burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.
Shkak tjetër, sipas KPK-së, ishte konflikti i interesit për shkak se bashkëshorti ka udhëtuar me një person i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.
Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese së bashku me Mimoza Margjekën dhe Olsi Xhavellën për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin. (A2 Televizion)