Nga kalendar për mekanikët, në ëndrrën e supermodeleve

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2018, 13:52 | Fotolajme

Gigi Hadid është ylli i kalendarit të ri Pirelli, realizuar nga fotografi i personazheve të famshme, Albert Watson. Në 12 fotot e kalendarit modelet shfaqen si artiste të famshme që janë duke ndjekur ëndrrat e tyre, një ndryshim radikal ky nga versionet e mëparshme.

“Në fillimet e veta kalendari Pirelli ishte thjesht një album fotografish që mekanikët e varnin në muret e ofiçinave”, thotë Watson. “Kështu ka funksionuar për një kohë të gjatë, por tani që më erdhi radha mua ta bëj, mu duk e gabuar që thjesht të vendosja modelet në plazh dhe t’i fotografoja “topless”. Dukej e papërshtatshme në epokën e lëvizjes #MeToo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos