Vrasja e Santiago Malkos, Apeli ndryshon vendimin e Shkallës së Parë, dënohet me 28 vite burg Erlis Duka

Nga Igli Çelmeta
25 Nëntor 2026, 12:34 | Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli ndryshon vendimin e Shkallës së

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, si fajtor për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Në Shkallën e Parë, Duka ishte shpallur i pafajshëm, por Apeli ka ndryshuar vendimin.

Për këtë vrasje janë dënuar më herët edhe Leonard Duka, me 30 vite burg, Ilir Selmani, me 28 vite burg, dhe me nga 25 vite Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta dhe Oltian Loga.

Santiago Malko, ish-efektiv policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019, me breshëri plumbash, në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë. Ishte vetëm 26 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos