Vetëm tre muaj nga përfundimi i sezonit dhe disa lojtar të mëdhenj të Europës do jenë të lirë si: Sergio Ramos, Memphis Depay, Giorginio Wijnaldum, Gianluigi Donnaruma, Kun Aguero, Lionel Messi si dhe David Alaba.
Sergio Ramos
Një nga mbrojtësit më të mirë në botë me shumë trofe të fituar mbetet pa kontratë. 35-vjecari mendon se meriton më shumë se të jetë i ofruar nga presidenti Florentino Perez, por mund ta arrijë atë?Georginio Wijnaldum
Mesa duket, Koeman është i fiksuar me holandez. Pas dëshirës për të afruar Depay, një tjetër synim për të është dhe Wijnaldum. Mesfushori i Liverpool në fund të sezonit i skadon kontrata dhe nuk dihet ende vendimi i tij.Memphis Depay
Ronald Koeman është duke provuar të afrojë holandezin te Barcelona, por në garë është dhe Liverpool për sulmuesin 27-vjeçar. A do mundet Koeman të afroje Depay?Lionel Messi
Pas polemikave të vitit të kaluar për një largim të mundshëm, këtë fundsezoni ylli argjentinas do të jetë i lirë, por nga ardhja e Laportas si president, argjentinasi është në udhëkryq.Kun Aguero
Pas 10 sezoneve me Manchester City-n, 32-vjeçari Aguero siguroi para pak ditësh se në fund të sezonit ai do të veshë bluzën e një tjetër ekipi. Mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën një nga sulmuesit më të mirë në historinë e City-t.Gianluigi Donnaruma
Mbetet dhe shumë pak muaj nga përfundimi i sezonit, por portieri italian dëshiron të qëndrojë në Milano. E thënë vet nga agjenti i tij Mino Raiola.
(A2 Televizion)