Nga Partizani te Vllaznia, Mala del në stërvitje me ekipin e ri

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 13:50 | Futboll

Esat Mala mund të quhet futbollisti më i ri i Vllaznisë. 23-vjeçari nga Prizreni është fotografuar në stërvitje me kuqeblutë dhe shumë shpejt pritet zyrtarzimi nga klubi.

Mala kishte mbetur pa skuadër, pas përfundimit të huazimit te Partizani  dhe ekipi turk i Giresunspor, ndërpreu bashkëpunimin me lojtarin, pasi nuk e shihte pjesë e projektit të së ardhmes.

Për 4 vitet e fundit, ai ishte pjesë e Partizanit, ku u aktivizua në 157 ndeshje dhe shënoi 14 gola. Për futbollistin kishte interes dhe Kukësi, por në fund 23-vjeçari zgjodhi shkodranët për të vijuar karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos