ESPN: Sapo kanë ardhur, por Christensen dhe Kessie mund të largohen nga Barcelona

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 18:59 | Futboll
ESPN: Sapo kanë ardhur, por Christensen dhe Kessie mund të largohen

Sipas ESPN, Franck Kessie dhe Andreas Christensen mund të largohen nga Barcelona, edhe pse ende nuk kanë luajtur një ndeshje zyrtare me klubin spanjoll, me të cilin firmosën këtë verë.

Nëse Barça nuk arrin t'i regjistrojë dot përpara nisjes së kampionatit, të dy lojtarët do të kishin mundësinë për t'u larguar nga klubi falas.

Kur duhen edhe 3 ditë nga nisja e sezonit, mesfushori nga Bregu i Fildishtë dhe mbrojtësi nga Danimarka nuk janë regjistruar ende në LaLiga dhe nëse nuk do të regjistrohen përpara ndeshjes së parë që Barcelona do të luajë ndaj Rayo Vallecano, të dy këta lojtarë mund të përfitojnë nga klauzola që kanë në kontratë dhe të largohen pa pasur asnjë detyrim ndaj klubit.

Ndërkohë, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vijon të qetësojë tifozët duke deklaruar se të gjitha blerjet e reja të kësaj vere do të regjistrohen në kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos