Kandidatja për deputete në Partinë Demokratike, Grida Duma ka folur për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Kavajë, ku një i ri u plagos brenda zyrës elektorale të demokratëve. Duma tregon se ngacmimet dhe indiciet për një incident të mundshëm kanë nisur rreth një muaj më parë, ndërsa sqaron se ngjarja mund të kishte pasur pasoja fatale nëse autorit të plagosjes nuk do i kishte mbetur tyta e pistoletës në gjuajtjen e dytë. (A2 Televizion)
Ngjarja në Kavajë, Duma: Autorit i ka ngecur tyta e pistoletës në gjuajtjen e dytë
