Ngjarje tragjike gjatë një parade, shembja e strehës shkakton viktima

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 20:56 | Bota

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të lënduar pas shembjes së strehës së një ndërtese mbi dhjetëra njerëz që ishin duke ndjekur një paradë në verilindje të Brazilit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ndërsa rezidentët e Alianca ishin duke ndjekur aktivitetet me rastin e 94 vjetorit të krijimit të qytetit.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet teksa soleta e rëndë prej betoni bie mbi turmën.

Mes viktimave janë një vajzë 13 vjeçare dhe një djalë 16 vjeç, ndërkohë që policia ka nisur një hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos