Dy nga urat e Stambollit, të cilat lidhin Azinë me Europën u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës të hënën, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë. Shfaqja spektakolare e dritave në Bosfor zgjati deri në agim.
“Me rastin e përvjetorit të 12 të Pavarësisë së Kosovës dy nga simbolet më të njohura të Stambollit, Ura Fatih Sultan Mehmet dhe Ura Yavuz Sultan Selim u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës”, tha në një njoftim ambasada turke në Prishtinë. Gjithashtu edhe simboli i Ankarasë, Kulla Atakule u ndriçua me ngjyrat blu, të verdhë e të bardhë, duke shfaqur edhe shkrimin “Kosovë”. (A2 Televizion)