Vullkani “Popocatepetl” shpërtheu të enjten në Meksikë, duke dhuruar një spektakël madhështor dhe dramatik njëkohësisht me llavë që fluturonte në ajër nga krateri i tij. Sipas matjeve të specialistëve llava arriti deri në 1500 metra lartësi. Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:55 me orën lokale dhe u xhirua nga kamerat e vendosura aty pranë pikërisht për këtë arsye.
“Popocatepetl” është 5426 metra i lartë dhe është mali i dytë më i lartë në Meksikë, i pesti në të gjithë Amerikën e Veriut. “El Popo”, siç thërritet me përkëdheli nga vendasit, është një prej vullkanëve më aktivë në Meksikë. (A2 Televizion)