Trump, “i pari” në Daytona 500

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 15:34 | Kapur në kamera

Gara më e famshme e vitit në Shtetet e Bashkuara, “Daytona 500”, këtë vit kishte një të ftuar special. Presidenti Donald Trump ishte personi që i dha start aktivitetit të ndjekur nga rreth 100 mijë spektatorë.

“Zotërinj, ndizni motorët” ishte thirrja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara mes brohorimave të publikut duke i dhënë start eventit të mirënjohur në Florida. Si asnjë President tjetër më parë, Trump zbriti në pistë dhe zhvilloi një xhiro së bashku me bashkëshorten, Melani, në limuzinën e tij të blinduar i shoqëruara nga makinat që marrin pjesë në garë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos