Ngrihet statujë për gjeneralin e ekzekutuar nga SHBA, protesta në vendin që “sheh” nga Teherani

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 09:52 | Bota

Një statujë e vendosur në një rrethrrotullim të Beirutit po ndan opinionin publik në Liban, dhe mund të jetë sinjali i një ndryshimi domethënës në politikat e saj.

Nuk është aspak një skenar i ekzagjeruar, kur mendon se statuja ka si protagonist një emër që u bë ndërkombëtarisht i njohur pas ekzekutimit të tij spektakolar në Bagdad, i kryer nga forcat amerikane një vit më parë, ngjarje që administrata Trump cilëson si një nga sukseset e saj më të mëdha.   

Statuja e gjeneralit Soleimani në Beirut

Bëhet fjalë për gjeneralin iranian, Qassem Soleimani, një nga figurat më të njohura në Lindjen e Mesme, pika e kontaktit, deri në vdekjen e tij, i të gjithë grupeve që mbështeten nga Teherani, duke filluar nga grupi Hezbollah.  

Statuja përkujtimore u vendos në Ghobeiry,  një pjesë të kryeqytetit libanez të kontrolluar pikërisht nga Hezbollah, në një rrugë që mban emrin e tij dhe lidhet me një autostradë që mban emrin e ajatollahut Khomeini.

https://a2news.com/2020/01/07/irani-nderon-soleimanin-ka-dhjetra-te-vrare-te-shtypur-nga-turma/

Një sinjal i qartë që ekuilibrat në vend po ndryshojnë, dhe ndikimi i dikurshëm i vendeve arabe si Siria dhe Egjipti po zëvendësohet me Teheranin.   

Por, jo të gjithë janë dakord, dhe protestat në vend janë të shumta. Hashtagu #Beiurt Free _IranOut është një nga më të ndjekurit në një vend të ndarë historikisht në fe të ndryshme, sunite, shiite dhe krishtere.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/22/nje-gjeneral-i-vrare-sulme-me-raketa-dhe-nje-avion-me-176-civile-i-rrezuar-kapitulli-me-i-fundit-i-krizes-shba-iran/

A2 CNN Livestream

Latest Videos