Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, grupi parlamentar i PD mblidhet para seancës parlamentare

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 11:56 | Politikë
Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, grupi parlamentar i PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet së selinë blu në orën 13:00 ku do të diskutohet lidhur me qëndrimet që do të mbajnë demokratët në seancën e sotme plenare, ku në rend dite është ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore.

Partia Socialiste është shprehur e gatshme të ngrihet ky komision, që do të adresojë problemet e ngritura nga OSBE/ODIHR në raportin për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ideja e një reforme të re zgjedhore ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Pas prezantimit të analizës për zgjedhjet parlamentare në qytetin e Korçës, kryekomisionieri deklaroi se sa më shpejt të nisë reforma, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët.

https://a2news.com/2021/10/28/reforma-e-re-zgjedhore-celibashi-pro-sa-me-shpejt-te-nise-aq-me-mire/

Në kuadër të kësaj reformeje të re, PD kërkon rikthimin e koalicioneve partiake, duke zhbërë ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik mes PS dhe opozitës parlamentare të atëhershme.

Këtë të hënë pritet që në seli të mbërrijnë 3 kongresmenët amerikanë, të cilët ditën e djeshme janë mirëpritur nga ambasadorja Yuri Kim.

Ndërkohë që pas takimit me socialistët reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, do të takojë nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku, dhe Alfred Rrushajn, në orën 16:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos