
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, priti reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, me të cilën tha se kishte biseduar mbi nevojën e zgjatjes së afateve të vetting-ut.
Balla përsëriti se kjo nuk duhet të jetë një çështje politike, pasi është kërkuar nga ekspertët dhe e quajti emergjente nevojën për dakordësi mes palëve.
“Ne do të vijojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për të çuar para reformat. Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve, për zgjatjen e afateve të vetting-ut deri në 2024, nuk duhet të jetë kurrsesi një çështje politike. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord”, deklaroi Balla. (A2 Televizion)