Nis 41-bis, kush janë 7 "banorët" e parë të qelive të "egra"

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 21:14 | Aktualitet

Dhomat e izolimit në burgun 313 në Tiranë për të dënuarit VIP që do t’i nënshtrohen regjimit “41 BIS” ishin gati prej një viti. Tashmë aty janë vendosur 7 të burgosurit dhe paraburgosurit e parë. Ata janë Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endrit Zela dhe. Genci Balla. Në burgun 313 në Tiranë dhe atë të Peqinit janë 40 qeli që është parashikuar të presin drejtues të organizatave kriminale e të dënuar për vepra të rënda. Sistemi “41 BIS”, një model italian, përfshin të dënuar për rreth 20 vepra të rënda penale, si ajo e akteve terroriste, apo krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos