
Kanë nisur punimet për takimin emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Në nisje të punimeve, presidenti i Asamblesë iu kërkoi të pranishmëve të mbajnë një minutë heshtje për viktimat nga luftimet në Ukrainë.
Në fund të Asamblesë, pritet të votohet një rezolutë që dënon agresionin e Moskës në Ukrainë.
Rezoluta për Ukrainën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja është miratuar, këtë të diel, për të shkuar në sesionin special të Emergjencës në Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. (A2 Televizion)