
Festë në Durrës teksa Teuta në basketboll për meshkuj ka regjistruar një fitore historike në kompeticionin e “Balkan League”.
Durrsakët mundën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” 87-85, gjigantët bullgarë të Beroes duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë sezonale.
Shkëlqen basketbollisti shtatlartë Hysenagolli me 25 pikë së bashku me amerikanin Uillson me një pikë më pak të cilët udhëhoqën skuadrën drejt fitores së jashtëzakonshme.
Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e parë të klasifikimit të “Balkan Lige” me 20 pikë, atje ku numëron 8 fitore dhe 4 humbje ndërkohë që turneu mbyll sezonin e rregullt. (A2 Televizion)