Sezoni në rrezik, Lakers larg fazës “play off”

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 22:09 | Sporte të tjera
Sezoni në rrezik, Lakers larg fazës “play off”

Afrimi i LeBron James është shoqëruar me një prej edicioneve më të dobët në historinë e Los Angeles Lakers.

Skuadra kaliforniane u mposht në fushën e Phoenix Suns dhe tashmë rrezikon seriozisht të mbetet jashtë fazës “play off” në NBA-in amerikan.

27 pikët dhe 16 asist të regjistruar nga LeBron nuk i shërbyen ekipit, i cili u mposht me rezultatin 118 me 109.

Tani Lakers kanë nevojë për një mrekulli, edhe pse shanset për vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, që vlen edhe biletën e fundit në “play off”, janë minimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos