Nis puna e Komisionit Hetimor për inceneratorët, dëshmitarët që merren sot në pyetje

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 13:23 | Politikë
Nis puna e Komisionit Hetimor për inceneratorët, dëshmitarët

Ka nisur puna në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë ditës së sotme, dëshmitarët do të pyeten në lidhje me procedurat e ndjekura për ngritjen e Inceneratorit të Elbasanit.

Janë 7 dëshmitarë të cilët në vitin 2014 ishin anëtarë të Komisionit për dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.

Dy dëshmitarë janë përfaqësues të Bashkisë Elbasan, 4 dëshmitarë janë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe ish-Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe një specialiste e prokurimeve.

Inceneratori i Elbasanit është subjekt hetimi nga SPAK, pasi për procedurat e koncesionit të tij është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe janë shpallur në kërkim administratorët e kompanisë fituese të koncesionit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. SPAK thotë që ka nisur hetime edhe për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Dëshmitarët që duhet të merren sot në pyetje

1.   Z. Luigj Aleksi – Shoqata e ndërtuesve

2.   Z. Jetmir Olldashi – Gazetar Boldnews.al

3.   Znj. Aleksandra Bogdani – Gazetare Reporter.al

4.   Z. Artan Rama – Gazetar investigativ (free Lancer)

5.   Z. Pëllumb Abeshi – Ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit, Inceneratorit të Elbasanit

6.   Znj. Etleva Kondi - Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit, Inceneratorit të Elbasanit

7.   Znj. Ledia Karalliu - Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit, Inceneratorit të Elbasanit

8.   Z. Bardh Çapiri - Ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit, Inceneratorit të Elbasanit

9.   Z. Serafin Papa - Ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit, Inceneratorit të Elbasanit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos