
Gjatë një takimi me anëtarët e FRPD në Lushnje, Sali Berisha premtoi rikthimin e vëmendjes tek të rinjtë duke i cilësuar si shpresa e vendit.
Ai premtoi një qasje krejt tjetër nga ajo e qeverisë socialistë që sipas tij ka detyruar rininë të largohet nga vendi.
Lideri historik i demokratëve u kursye disi në deklaratat politike duke ua lënë vëmendjen kryesore pikërisht të rinjve.
Pas takimit me të rinjtë, Berisha zhvilloi një bisedë pune edhe me shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano. (A2 Televizion)