Sot, fillon procesi mësimor në vend, në kushte krejtësisht të panjohura dhe të paparashikuara. Ministria e Arsimit ka gati një plan me 3 mundësi për këtë vit, që lidhet ngushtë me shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.
Nga mësimi në auditore, ai i alternuar dhe ekstremi tjetër, krejtësisht “online”, të gjithë janë kureshtarë të shohin mbarëvajtjen e procesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, me anë të një lajmërimi për mediat, u shpreh se është hartuar një formular për prindërit, ku ata do të japin përgjigje në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre. (A2 Televizion)