
Avioni i parë u shkëput nga toka shqiptare rreth orës 9:05 të mëngjesit me destinacion Bolonjën. Pas tij u vunë në radhë avionët e tjerë për nisje si dhe u rihapën sportelet për kontrollin e udhëtarëve.
Ndonëse fluturimet u hapën, pati edhe qytetarë të cilët nuk mundën të udhëtonin pasi nisjet e tyre ishin para orës 9:00. Shumë prej udhëtarëve u rreshtuan përpara sportelit për të tretën ditë radhazi. Mes tyre ndihet lodhja nga ecejaket e krijuara. Më me fat ishin udhëtarët që e kishin prerë biletën për ditën e premte, ndonëse edhe te ta ndihej frika e shtyrjes së fluturimeve.
Udhëtarët që nuk kishin pritur ditët e tjera. Kulla e vrojtimit tashmë është sërish nën kontrollin e stafit shqiptarë. Kontrollorët turq dhe grekë janë larguar pas rikthimit të kolegëve të tyre shqiptarë. Jashtë dyerve të Albcontrol ka ende kontrollorë që nuk janë rikthyer në vendin e tyre të punës dhe presin që institucionet shtetërore të respektojnë kërkesat e tyre.
Një provë e rëndësishme mbi kthimin e kontrollorëve do të jetë edhe data 18 prill, datë e planifikuar për hapjen e aeroportit të Kukësit. (A2 Televizion)